Legalizimi i kanabisit, Zheji: Nismë e rrezikshme. Artan Hoxha: Do ia dëgjoni krismën

Aktualitet

Nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor është bërë sot pjesë e bisedës në studion e emisionit ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.

Analisti Artur Zheji pohoi se legalizimi i kanabisit është një nismë e rrezikshme dhe bëhet për faktin që mos të kontrollohet.

“Janë dy dimensione. Dimensioni i ambalazhimit të çështjes dhe çështja vetë. nëse do të ishim një vend si Danimaraka, apo Suedia, asnjë nuk do të diskutonte mbi domosdoshmërinë e plantacioneve për kanabisin. Edhe në Italia ka disa zona ku kultivohet, por menaxhohet nga ushtria. Është e njëjta bimë, dhe jo bimë tjetër, por destinacioni do jetë kryesisht nxjerrja e vajit të kanabisit. Në Amazon 45 gram, kushtonte 70 euro. Është një çmim i lartë. Por njihet për efektin kurativ. Është bar i domosdoshëm apo i mirë që gjen në treg konsum të jashtëzakonshëm, dhe shumë mirë që ta prodhosh. Por pyetja është; kjo është alibi; do mbjellim Myzeqenë me kanabis apo fushën e Shkodrës. Kush do e marrë në dorëzim. Kush do janë këta oligarkë apo bosa? Kjo më duket e rrezikshme. Mos harroni se jemi një vit para zgjedhjeve. Jeni në një krizë të thellë ekonomike. Si do të bëhet kjo?! Kam përshtypje që po legalizohet për të mos u kontrolluar.”, tha Zheji.

Ndërkohë, gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se kjo nismë merret për të lejuar veprimtarinë e disa oligarkëve që të hapin disa kompani, ndërsa prodhimi do të shkojë jashtë.

 

 

 

Pa përmendur emra, Hoxha tha se një prej këtyre oligarkëve pritet të zbulohet së shpejti.

“Një nga gjërat që më ka identifikuar në karrierën time, është se e njoh çështjen e kanabisit nga A te Xh. Vitin e kaluar unë dola me një brend të ri kombëtar, që ishte ‘gorilla’ ishte një farë hibride. Ajo farë kultivohet për 60 ditë. Duke nisur nga kërpi, që quhet kanabis sativa indica. Rama duhet të bënte një pyetje; sa shqiptarë janë marrë me kultivimin e kanabisit?! Shqiptarët e dinë shumë mirë se si kultivohet. Kanabisi në ambientet e mbyllura mund ta marrësh dhe në dhjetor. Kanabisi që përdoret për qëllime mjekësore, është kryesisht për prodhimin e vajit. Jo thjesht për prodhimin e vajit, por ka një përqindje të vogël të kanabisit. Kanabisi mjekësor dallohet. Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët. Njëri nga këta të mëdhenjtë fare, është promotori që e ka bërë këtë gjë. Do ja dëgjoni krismën. Kompania që do të vijë, do të prodhojë, do e dëgjoni. Ky do të jetë i gjithi për eksport, vaji kryesohet. Na u soll si shembull Maqedonia. Në 11 licencat e para që dha Maqedonia, 7 ishin nga Shqipëria që menduan se u bë deti kos. Maqedonia vërtetë mblodhi në fillim lekë, shkuan dhe punëtorë nga Shqipëria, dhe vaj në këtë shtet ka një kompani amerikane. Gjithë të tjerët, iu ngeli stok. Këta që kanë shkuar sot nga Shqipëria janë gropë, kanë dështuar. U premtua para zgjedhjeve se do të ndryshonte ligji, dhe deri tani…Shqipëria sot ka problem kanabisin regreativ. Ne jemi në çdo raport të agjencive të narkotikeve dhe jemi vend origjine të prodhimit të kanabis. Kjo nuk e zgjidh asgjë nga ato që thotë Rama.”, tha Hoxha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?