PS dhe PD nisin negociatat për emrin e Presidentit të ri

Aktualitet Politike

Kanë filluar lëvizjet e para për të gjetur zëvendësin e Ilir Metës, pasi Presidentit i përfundon mandati në 24 Korrik të këtij viti.

Burime për mediat bëjnë me dije se delegacioni i përzgjedhur nga socialistët, i përbërë nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, do të takohet ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.

Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri jo më vonë se data 24 Maj, ndaj edhe palët po nxitojnë për të arritur një kompromis. Nuk dihet nëse në rast marrëveshje mes Alibeajt dhe delegacionit socialist, do të ketë ndonjë kundërshtim nga Komisioni i Rithemelimit, pasi Sali Berisha u shpreh se nuk do të pranojë asnjë emër nga propozimet e PS.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?