Alibeaj çon në Apel vendimin e gjykatës për Kuvendin e Berishës

Aktualitet Politike

Partia Demokratike ditën e sotme ka ankimuar në gjykatë vendimin për statutin e 11 Dhjetorit. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili ka dorëzuar sot kërkesën e ankimimit në gjykatën e apelit për statutin e 11 Dhjetorit.

Vendimi i datës 25 Mars, i cili mban firmën e gjyqtarit Agron Zhukri, njohu Kuvendin e datës 11 Dhjetor thirrur nga Sali Berisha, duke legjitimuar në këtë mënyrë, edhe Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

Një javë më parë Gjykata e Tiranës njohu statutin e ri me ndryshimet e bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në këtë Kuvend, u shkarkua kryetari Lulzim Basha, nënklryetarët dhe Kryesia. Po ashtu sipas “11 Dhjetorit”, Komisioni i Rithemelimit drejton Partinë Demokratike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?