3 deputetë të PD në ambadadën e SHBA në Tiranë

Aktualitet

Situata e trazuar politike ka detyruar ambasadën e SHBA të realizojë takime me aktorët politikë vendas për të marrë e dhënë mesazhe.
Burime të faktor.al thanë se në ambasadën e SHBA në Tiranë janë thirrur së fundmi 3 deputetë të PD, mes tyre kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, për të biseduar rreth opozitës.
Mësohet se ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka thënë z.Alibeajt dhe 2 deputetëve të tjerë se Qeveria e saj i qëndron vendimeve të saj për shpalljet Non Grata dhe se janë ndjerë të lënduar që sekretari i DASH Blinken sulmohet në mënyrë të egër nga deputetë të opozitës dhe stafet e tyre mediatike.
Ambasadorja Kim ka mohuar se zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA kanë takuar deputetë të Foltores, siç është deklaruar në media, duke i quajtur gënjeshtra, për të cilën do të mbajnë shënim. Për këtë arsye, thonë burimet tona, se ambasadorja Kim ka kontaktuar edhe ambasadorë të vendeve të BE.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?