Kryemadhi publikon një tjetër AFERË: Klodian Zoto ka përfituar 9 milionë euro për LANDFILLIN E VLORËS!

Aktualitet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar dokumente të tjera që tregojnë se Klodian Zoto ka përfituar milionë euro të tjera nga buxheti i shtetit. Sipas saj, në 27 prill 2020, Zoto ka marrë 9 milionë euro për landfillin e Vlorës, për të cilin nuk është dëgjuar asgjë deri më tani.

Ajo u shpreh se Klodian Zoto është i përfshirë edhe në disa tendera të tjerë, teksa tha se ka marrë miliona euro nga Ministria e Mjedisit, ndërkohë që ka edhe një kontratë për shtrim rrugësh.

“Sot bëhen 394 ditë nga padia e parë në SPAK. Kjo që po ndodh sot, është meritë e kallëzimeve të LSI-së, që i kemi dorëzuar me dokumenta për zyrtarët e lidhur me kryeministrin. Siç u tentua me Komisionin Hetimor për të varrosur të vërtetat e aferës korruptive, nuk do të lejoj që kjo aferë, më e madhja korruptive, nuk do të shuhet, por do ta çoj deri në fund.

Çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar kriminal dhe politik. Nëpërmjet parave të inceneratorëve, janë kapur elementet më të rëndësishme të jetës politike të shqiptarëve. SPAK është në provë, ashtu si çdo ecuri e kësaj dosje. Dua të falenderoj të gjithë ekspertët që bënë të mundur hartimin e padisë për këtë aferë, që sa herë preket me dorë, nxjerr nga një korrupsion të tmerrshëm të qeverisë.

Përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos, do të shikojmë që çështja e grupit të strukturuar kriminal, njëra këmbë e së cilës është inceneratori, ka disa këmbë të tjera. Në 27 prill 2020, Klodian Zoto ka marrë 9 milionë euro për landfillin e Vlorës, për të cilin asnjë nuk ka dëgjuar absolutisht asgjë.

Në vitin 2016, ka marrë 1 milion dollarë nga Ministria e Mjedisit për rehabilitimin e lumit Shkumbin. Ka marrë edhe rreth 7 milionë dollarë nga OSHEE për vendosjen e matësave. Në 2017, ka marrë nga Ministria  e Mjedisit 700 mijë dollarë, ka marrë nga Bashkia Rrogozhinë 1.5 milion dollarë. Ka marrë nga Ministria e Mirëqënies Sociale 1 milion dollarë.

Kompania e inceneratorëve, shkon më shumë se 430 milionë euro. Mos u çudisni kur të na dali në spitale Klodian Zoto me Stela Gugallin. Çdo hetim, nëse do kishte vërtetësinë e tij, qoftë nga SPAK apo Komisioni Hetimor i Parlamentit, i cili ishte vetëm një zvarritje prej 5 muajsh për këtë korrupsion, ne do ishim ndryshe.

Ka edhe një kontratë me “Alb Star”, për ndërtim rrugësh. Ne do vazhojmë ta zbardhim këtë grup të strukturuar kriminal, pasi sot qytetarët janë koshientë në atë që po ndodh”, tha Kryemadhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?