Maqedonia e Veriut shpall non-grata 5 diplomatë rusë

Rajoni

Maqedonia e Veriut ka shpallur non-grata 5 diplomatë rusë.

Ministria e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin e Federatës Ruse, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në Maqedoninë e Veriut.

Vendimi erdhi pas sanksioneve që thuajse të gjitha vendet e BE dhe jo vetëm i kanë vendosur Rusisë, në shenjë kundërshtie për luftën që ky shtet nisi në Ukrainë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?