Aktualitet

Gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: Nuk ka raste të reja

KAON

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në konference për mediat deklaroi se fatmirësisht nuk ka raste të reja të identifikimeve me gripin e shpendëve.

Ajo theksoi se ushqimet në vendin tonë në qendrat e licencuara janë të sigurta për konsumatorin, siç janë produktet e mishit dhe të vezëve.

“Nuk jemi pasur konfirmime për asnjë rast të ri nga instituti i sigurisë. Nuk kemi pasur as denoncime. Në të gjithë territorin e vendit, vazhdon asgjësimi i shpendëve të prekura dhe shfarosja e tyre. Nga kontrollet e kryera, për monitorim, situata paraqitet e shëndetshme. Nuk ka vatra të tjera të dyshuara. Autoritetet po ushtrojnë kontrolle në territor. Është marrë dhe një vendim, ku do të ketë masa për shitjen e shpendëve dhe kafshëve në mjedise të hapura. Aktualisht nuk jemi asnjë rast të ri të konfirmuar apo ndonjë stabiliment me mish, të infektuar.”, tha zv.ministrja.

 

 

 

 

 

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?