Video/ Tavë me pulë

Gatime

Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 gjokse pule
500 gr spinaq
100 gr krem djathi
400 gr salcë domate në kubikë

6 feta proshutë pule
100 gr djath gouda
4 lugë galetë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Kopër
Përgatitja


Gjokset e pulët i ndajmë më katërsh, i kriposim dhe i skuqim në një tigan me vaj ulliri sa të marrin pak ngjyrë. I heqim dhe i lëmë mënjanë të pushojnë. Në tigan shtojmë spinaqin dhe e gatuajmë sa të shterojë uji. Shtojmë kremin e djathit, kripë, piper të zi dhe kopër. I gatuajmë për 1 minutë akoma. Në një tavë shtojmë galetën në fund të saj. Shtojmë salcën e domateve me pak vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. Mbi të vendosim filetot e pulës dhe mbi fileto proshutën e pulës, spinaqin dhe në fund djathin gouda. E mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në 220 gradë për 20 minuta mbuluar dhe 10 minuta zbuluar. E servirim me makarona të shkrurtra.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?