Rama ultimatum furnitorëve të naftës: Kush vendos çmimin më të lartë se sa të përcaktuar nga bordi, do të humbisni pikën e karburanteve

Aktualitet

Qeveria ka thënë në mbledhjen me furnizuesit e naftës, se çmimi i hidrokarbureve në pikat e karburanteve do të vendoset nga bordi kombëtar i posaçëm.

Sipas Ramës, kush nuk do të vendosë çmimin e miratuar, do të përballet deri në mbyllje të pikës së karburantit.

“Përfaqësuesit e qeverisë dhe ministrja e financave dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i doganave dhe kryetari i autoritetit të Konkurrencës do të jetë në tavolinë me 5 përfaqësues nga ju.

Nuk do të ketë asnjë tabelë në çdo pikë karburanti ku do të shfaqet një çmim pa u aprovuar nga bordi, kush e bën do të humbasë karburantin. Është luftë. Nuk jam ideolog i tregut të lirë apo shtetit si fuqi diktuese në ekonomi, por thjesht e vetëm mendoj që liria ekonomike është themelore”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?