PD padit në SPAK Erion Veliajn për inceneratorët

Politike

Në një komunikim për mediat Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me aferën e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj Tabaku tha se është përgatitur dosja për inceneratorin e Tiranës dhe se tashmë në SPAK po dërgohen fakte shtesë dhe se është detyrë SPAK të tregojë se zbaton ligjin.

“Qeveria shqiptarë përdor fondin rezervë për të shpronësuar tokën e bashkisë Tiranë. Një muaj pasi kontrata koncensionare është firmosur Veliaj kaloi në Këshillin Bashkiak buxhetin e ndryshuar , por pa e cituar këtë kontratë, ndërsa nga ana tjetër vijojnë punën dhe janë kryer ndërtime pa leje. Leja mjedisore ka munguar. Kryetari i Bashkisë Tiranë me akte korruptive i ka dhënë shtesë volum pune 48 mln euro pa reflektuar kontratën”, tha Tabaku, ndërsa shtoi:“Shkresa e Erion Veliaj nuk është diçka e thjeshtë, por e mirëdetajuar. Ju e keni parë që edhe kur e lexonte kryetari i Bashkisë thonte fjalë që nuk ishin të shkruara. Kjo është një tejkalim kompetence dhe një shpërdorim detyre”.

Gjithashtu Tabaku shtoi se përveç kostove direkte dhe shtesë ka rezultuar edhe rritja e tarifave të pastrimit.

 

 

“Organi i akuzës duhet ta kishte ndalur për dëshmi të rreme. nesër do të vijojmë me një zyrtar tjetër. Po ju shpalosin shqiptarëve abuzimi dhe shkeljen e ligjit, pavarësisht presionin SPAK kjo është një provë për sistemin e ri të drejtësisë”, tha ajo.

Më tej Tabaku theksoi se përgjegjësi për 430 mln euro e dha qartësisht Komisioni Hetimor.

“Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro.

Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erioni Veliaj.
Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.
Cilat janë faktet e reja?! Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së kopanisë që fiton koncesionin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të incenaratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj,  Taulant Tusha dhe Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshillit Bashkiak Tiranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.”, ka thënë më tej Tabaku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?