“Haram të qoftë qumështi që të ka dhënë, si e akuzon për lidhje intime?!”
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua vrasja e 47-vjeçares Violeta Gurraj.
Kjo e fundit u gjet e vrarë në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Motra e viktimës ka akuzuar sërish nipin e saj, djalin e motrës, Franc Gurrajn se ai është autor i ngjarjes.
Sipas saj, djali e ka dhunuar disa herë nënën e tij dhe se e kishte akuzuar madje që ajo kishte lidhje intime.
“Nipi im nuk i ka shenjat në trup nga nëna e tij por nga ai/ajo që ka punuar me të. E prisja nipin tim të ishte këtu përballë meje do kuptoja shumë nga shikimi i tij. Motra ime është dhunuar fizikisht brutalisht një muaj pas martese. E nis nga vjehrra e saj dhe kunata të cilat i morën fëmijët dhe kur u kthye nga burgu i pohuan se fëmijët nuk do t’i shikonte më. Edhe në fillim burri e ka dhunuar shumë, por pastaj ajo jetoi e lumtur deri sa ai vdiq e vranë. Unë akuzoj nipin tim pikërisht për vrasjen e motrës pasi nisem nga komunikimi që ai ka pasur me nënën. Sikur e kam ditur se motra ime do vdiste dhe kam ruajtur mesazhet me të birin e saj. Ai e ka dhunuar atë barbarisht dhe e ka shtruar në spitalin e Shkodrës. Unë takova prokurorin dhe më tha se të shkoja të provokoja nipin dhe t’i nxirrja ndonjë gjë, edhe tek familja e burrit të motrës që të provokoja familjen për të nxjerr ndonjë informacion. Ti je i pafytyrë që akuzon nënën tënde se ka pasur lidhje intime. Po hedh baltë mbi nënën dhe për ty është turp, haram të qoftë qumështi i nënës që të ka dhënë. Si mund ta akuzosh nënën për vdekjen e motrës tënde 8 vjeçe, kur unë i kam dërguar shurup së bashku me ish-burrin tim shko pyete.”, tha motra e viktimës.
Ndërkohë, nipi ka reaguar dhe ka mohuar akuzat. “Djali i viktimës: Isha duke e dëgjuar tezen time deri më tani, kam parë komentet e njerëzve por ata flasin pa baza pasi ata nuk e dinë mirë atë çfarë ka ndodhur me nënën time. Ata janë persona nga shoqëria e tezes time. Mua më akuzojnë për vrasjen e nënës time, unë kam dalë prej burgu në datë 4 dhe trupi i nënës time është gjetur në datë 7, ajo tezja ime e di mirë se kur është gjetur trupi. Mjeku në Shkodër e ka përshkruar ekspertizën mjeko ligjore se nëna ka vdekur kur unë kam qenë në burg. Unë nuk mund ta kuptoj pse tezja ime më akuzon mua, ajo po ta donte motrën e saj e merrte në Itali. Unë skam gisht te vrasja e nënës time por tezja ime nuk e di pse më akuzon. Unë flas për marrëdhënien time me familjen time edhe me nënën time. Akuza pa baza nuk ti lejoj më , ambulanca dhe punonjësit e kanë vërtetuar se ka pasur probleme të shëndetit mendor. Ne jemi një fshat i vogël jemi rreth 500 banor, shumë probleme të nënës time janë marr vesh. Ka pasur shumë probleme nëna ime duke thyer xhamat shtëpinë. Nëna ime është ngatërruar edhe me axhën ose me motrën, ajo ka qenë konfliktuale edhe me familjarët e saj.
Tezja ime ka ditur më shumë se ka folur si gruaja gruas dhe ajo di shumë gjera. Nëna ime mund të ketë pasur një marrëdhënie tjetër dhe si motra motrës kanë folur me njëri tjetrit. Nuk e di saktë nëse nëna ime ka pasur një lidhje intime por unë mendoj se tezja ime ka biseduar me të si gruaja gruan. Tezja ime më akuzon drejtpërdrejtë për vrasjen e nënës time. Unë e kam dhënë dëshminë time dhe për shkak të marrëdhënies së keqe me nënën time më kanë akuzuar. Nëna ime më ka dhunuar. Nëna ime për shkak të neglizhencës ka lënë të vdes motrën 8 vjeçe në krahët e mi. Motra ime ishte ënjtur nga barku dhe unë dhe axha im i kemi kërkuar ta çonte në spital dhe nëna ime e mbante pa e çuar në spital, që prej atëherë që vdiq motra ime për mua nëna ime kishte vdekur. Nuk kam dyshime dhe skam emra konkret, por tezja ime di shumë se fliste me të.”, tha ai.