Inceneratorët/ Jorida Tabaku flet pas takimit me kreun e SPAK

Aktualitet

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, ka folur pas takimit me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Ajo theksoi dhe njëherë mbështetjen për SPAK, duke thënë se takimi është kërkuar nga vetë ajo për të sjellë aty dokumente zyrtare, që janë pjesë e hetimit mbi aferën e inceneratorëve.


“Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet t’i luajë SPAK. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkua nga unë”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?