Një tryezë në dhomën e zbrazët,
Një frazë përgjysëm kafshuar,
Cigarja dremit në tavëll,
Tymi, pret vetminë e mbrëmjes menduar…

Në hemisferën e zbrazët të mendimit,
errësira po përpinte rrezet në mes të ditës e paftuar
Shpirti im tretej nën eklipsin e dëfrimit,
dhe trupat lakuriq me perëndim mbuluar

Ç’ti them detit që lëpin bregun,
Fjalë mbytur mbetem pa u zhytur,
Shpirti, tallaz ëndrrash dërmuar.
Shpresa, pulëbardhë qerpikut ndaluar!
Ka kujtime, që nuk shkruhen në rërë Si anije, që s’gjejnë port kurrë!
Ka udhëtime, që s’mjafton një det i tërë
E të tjerë, ku fari çuditërisht jam unë!
FRAGMENT KUJTIMESH
Kërkoi të kujtonte përsëri ato çaste, që ndizeshin nga ditët verore. Heshtja depërtonte në zemrën e natës, ku dhe frymëmarrja më e lehtë, shkakton dridhje ajri. Ishin netë të mundimshme të një udhëtimi imagjinar.
Dukej sikur kujtimet i kishin futur fshehurazi në dhomë, heshtjen e thellë, dhe shihte tek vërtitej e kujdesshme e pa zhurmë. I pëlqeu të pinte një cigare. Shpesh udhëtonte drejt një tronditje të përfytyruar, ngaqë errësira përtonte të çahej, e ti linte vëndin mëngjesit. Dëgjohej vetëm tik-taku orës pikturuar në mur, që nxiste pyetjet, e nuk linte kohë për përgjigje.
Në sy i rëndonte hija e një brenge, që mundohej të bragtiste, duke vështruar nga dritarja. Mëngjesi mezi priste të lëshonte dritën e vakët mbi qytetin e heshtur tulatur nga nata. Një pasqyrë varej në një cep. Hodhi sytë! Habia, hutimi e shpresa, ishin përzjerë si ngjryrat e një piktori diletant. Mendoi… Pranvera vazhdon të veshi pemët me fustan shumë ngjyrësh. Ajo vazhdon të na mësoj, që pas dimrit ka gjithmonë një rreze dielli.

Total 1 Votes
0
1