Gjykata e Posaçme, pushon hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do të hetohet përsëri për fshehje të pasurisë. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Posaçme pas një kërkesë që i është bërë ditë më [parë nga prokurorët e SPAK, të cilët kërkonin që Llalla të mos rihetohej.
Për këtë akuzë të fshehjes së pasurisë Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, ndaj u kërkua që hetimet të mos nisin përsëri. Ai u arratis nga Shqipëria dhe pas disa kohësh u prangos në Itali në bashkëpunim me Interpol Romën.
Autoritetet atje e kanë lënë në liri por kanë urdhëruar që ai të mos dalë nga vendi. Avokati mbrojtës i Adriatik Llallës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që ish-kryeprokurori të mos e vuajë dënimin në burg, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.