Edmond Spaho del në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve

Aktualitet

Deputeti dhe përkrahësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Edmond Spaho, ditën e sotme është larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, pasi sipas tij opozita e ka të pamundur që të nxjerrë në dritë fakte dhe ky Komision nuk ka për të patur rezultate.

Spaho tha se ai nuk do të jetë pjesë e asnjë komisioni hetimor në të ardhmen, pa u ndryshuar më parë ligji për funksionimin e tyre.

“Ngjarja e djeshme ishte një nga më qesharaket që kam përjetuar ndonjëherë, këtu ka deputetë që nuk duhet të jenë pjesë e Komisionit, ka deputetë që kanë lidhje fisnore dhe familjare me persona që po hetohen nga ky insitucion. Është nënkryetarja e Kuvendit që ka qenë pjesë e vendimmarrjes.

Unë mendoj se këta deputetë duhet të largohen nga komisioni, ligji i konfliktit të interesit këtë përcakton, dhe jo rastin e gazetarit, që ka mbrojtur interesin publik, duke rrezikuar integritetin e tij personal. Shoh që stafi i komisionit është nën presion politik, rasti i interpretimit të djeshëm të ligjit është skandaloz.

Unë mendoj se ky Komision nuk do të ketë rezultat, pavarësisht përpjekjeve tona për të nxjerrë faktet në dritë, për të informuar publikun për vjedhjet skandaloze që janë bërë në 3 kontrata.

Unë nuk kam për të qenë pjesë e këtij Komisioni, dhe nuk do të jem pjesë e asnjë komisioni, që ndikohet politikisht. Nuk do të jem pjesë e komisioneve nëse nuk ndryshon ligji”, tha ai.

PD ka reaguar përmes një deklarate për mediat, pas largimit të Edmond Spahos, përkrahës i ish kryeministrit Berisha, nga komisioni hetimor për inceneratorët.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.”- thuhet në reagim, ku theksohet se komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave.

Reagimi i plotë:

Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.

Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates. PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.

Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.

Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?