Ofertë nga Premier League, Strakosha nuk nxitohet

Sport

Thomas Strakosha duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Lazios. Me kontratën në skadencë pas 5 muajsh, ai tani është i lirë për të nënshkruar marrëveshje të re me klub tjetër.

Dhe ofertat nuk mungojnë për të, si nga Serie A, ashtu edhe nga ligat e tjera më të forta evropiane.Në ditët e fundit klubi më i interesuar për të marrë shërbimet e portierit shqiptar është Watford. Sipas mediave italiane, kontaktet kanë nisur dhe po ecin mirë, pasi oferta në tavolinë është tërheqëse ekonomikisht.

Shumë nga zgjedhja e Strakoshës do të varet nga qëndrimi apo jo i Watford në Premier League. Për momentin skuadra ndodhet në vendin e parafundit. Strakosha nuk do të pranonte nëse Watford bien në Championship.

Strakosh

Një gjë është e sigurtë, portieri shqiptar po largohet falas. I afruar në ekip për vetëm 75 mijë euro, kartoni i Strakoshës vlen sot 7 milionë euro, ndërsa një vit e gjysmë më parë shkoi deri në 12 milionë. Te Lazio me siguri do të jenë penduar me trajtimin që i bënë Strakoshës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?