Sport

Ardian Mema: Tirana është në rrugën e duhur për titull

KAON

Tirana po ecën drejt titullit kampion. Për këtë është i bindur Ardian Mema, i cili në studion e “Sport News Plus”, bëri të qartë se bardheblutë po ecin me një hap të pakapshëm ndaj të tjerëve. Në emisionin e “News 24” të drejtuar nga moderatorja Daljana Sejdia, si theksoi se ekipi po bënte çdo gjë ashtu siç duhej për të shkuar te titulli i radhës.

“Tirana ka një ecuri shumë të mirë, është hap kampioni. Po të fitosh 5 ndeshje dhe ke një barazim, nuk ke çfarë mendon tjetër. Tirana po i drejtohet titullit, mendoj se është në rrugë të mbarë, ka elementë të mirë brenda grupit dhe nuk kanë pësuar as dëmtime.

Se të jesh në luftë për titull, duhet të kesh kujdes kartonët e dëmtimet. Tirana në këtë pjesë është po i njëjti formacion. Është ekip që realisht kishte me momente hope, por është si ato ekipet e mira që sa herë shkon në portë është shumë e rrezikshme, krijon pështjellim, bën sulme të rrezikshme.

Ajo është gjithë kohës e rrezikshme në sulme se ka një grup lojtarësh që kanë bërë mirë deri tani. Besoj se Tirana është padiskutim me bindje e them që po i drejtohet trofeut. Por jemi në mes kampionati, do i shohim gjërat. Ata duhet të kenë pragmatizëm fitues dhe mentalitet për kampion. Asgjë nuk mund ta ndalë mendoj unë. Diskutohet në këtë lloj prizmi se ka krijuar fizionominë e vet”, tha Mema.

 

 

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?