Kryeministri Edi Rama reagon për rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit, në ditët e fundit. Kryeministri Rama ka pasur replika me një qytetar në faqen e tij në Facebook, pikërisht për këtë çështje.
Qytetari i ka kërkuar llogari Ramës, duke i thënë se qeveria duhet të vendosë një çmim tavan, pasi Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.
Ndërkohë, Ramë i është përgjigjur se ky është një problem jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat ai thotë se janë rritur dhe do të rriten.
“Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven per te mos shkuar me larg, nderkohe qe sic kam premtuar ne po mbajme me shume kosto per buxhetin, mburojen mbi cmimin e energjise per konsumatoret familjare e biznesin e vogel, qe kudo ka kercyer e po kercen lart!
Dy ditët e fundit, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke shkuar gati 200 lekë, aq sa nuk e ka asnjë vend tjetër në Europë.