Vijon protesta për prishjen e banesave/ Qytetarët para ambasadës amerikane

Aktualitet

Banorët e 4 zonave në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre kundër prishjes së banesave. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se pas qëndrimit një orë para parlamentit ata kanë marshuar drejt ambasadës amerikane. Fillimisht ata janë devijuar nga policia, por kanë vijuar sërish dhe kanë qëndruar para traut të ambasadës së SHBA.

“Keni pak durim pasi shefi i policisë shkoi dhe mori adresim nga ambasada që dera kryesore do të jetë e lirë. Ne do të adresojmë vetëm problemin tonë. Do të kërkojmë nga përfaqësia amerikane t’i japin zë kauzës sonë. Do të kërkojmë dhe ndihmë nga përfaqësia e BE, që në fund të na njihen pronat. Këto janë kërkesat tona. Kush ka pakënaqësi të mos i shfaqë, ti mbajë për vete. Kemi marrë leje për të shkuar”, tha një prej protestuesve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deputetët demokratë, përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pjesë e komisionit të Rithemelimit të PD i janë bashkuar protestës së banorëve para parlamentit. Ata kanë lënë seancën dhe i janë bashkuar protestuesve duke dëgjuar dhe ankesat e tyre.

 

 

Banorët e Paskuqanit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe ‘5 majit’ kanë dalë sot në protestë para parlamentit. Janë banorët që preken nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës së bashkisë. Ata kanë kërkuar ndërmjetësim nga parlamenti për transparencë për projektet si dhe kontratë të ligjshme me bashkinë për banesat e reja.

“Para parlamentit protestojnë 4 grupime qytetarësh nga Tiranë. Të parët janë banorët e ‘5 majit’, po kështu i janë bashkuar dhe banorët që preken nga zgjatimi i bbulevardit në Laprakë, banorët eKodrës së Priftit dhe banorët e Paskuqanit. Kërkesat e tyre janë të njëjta, e para kërkojnë transparencë për projektin, për shtëpitë që po prishen dhe ku do të marrin shtëpi, pasi sipas tyre në asnjë nga territoret ku po hapet terreni për ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti nuk ka transparencë dhe as bisedime me banorët dhe banorët kërkojnë marrëveshje me bashkinë përmes kontratave të rregullta”, raportoi gazetari Erjon Skëndaj.

Ndërsa banorët thanë se kanë marrë kontratë të njëanshme nga bashkia, teksa bonusi i qirasë është qesharak sipas tyre.

“Jam banor i rrugës ‘5 maji’. Shtëpia ime është prishur ndër të parat. Parlamentit i kërkojmë që të bisedojë me bashkinë, të bëjë një ndërmjetësim dhe të na lidhë një kontratë të ligjshme, jo kontratë të njëanshme, që thotë na dhuro shtëpinë dhe unë të premtoj. Në kërkojmë që deputetët të ndërmjetësojnë për një kontratë të ligjshme. Bonusi i qirasë është qesharak. E kam marrë me qira 250 mijë lekë. Presim të reagojnë”, tha një banor.

“Jam banor i 5 majit. Kjo është shkresa që më ka dërguar Erion Veliaj mua si shpellar. Nuk jam jurist, por kulturën e kam më shumë se Erion Veliaj se 30 vite i kam në Europë. Kam 6 muaj që i kam dërguar shkresa Erion Veliajt. Kam që në 1992 aty. Kam që në 2009 që iu kërkoj këto shkresa”, tha një tjetër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?