Ngjarja ‘horror’ në Fier, Rama në konferencë: Autori të marrë dënimin më të rëndë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen horror të regjistruar një ditë më parë në Gercallia të Fierit, ku u vra barbarisht 8-vjeçari Mateo.

Rama tha gjatë fjalës së tij, se kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe falë reagimit të menjëhershëm të policisë autori u kap dhe u neutralizua. Ai kërkoi që për këtë ngjarje, por edhe të ngjashme që do të ndodhin më të ardhmen, të jepet dënimi maksimal

“Është verdikti më ekstrem i drejtësie mbi barbarin, i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes së shpejtë nga policia e shtetit gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë. Vëllazërisht shpreh ngushëllimet prindërve, familjes. Autorit t’i jepet dënimi maksimal”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?