Presidenti Meta dorëzon në Bibliotekën Kombëtare 12 vepra të rëndësishme letrare

Kulture

Presidenti Ilir Meta njofton se ka dorëzuar në Bibliotekën Kombëtare dymbëdhjetë vepra të rëndësishme letrare me vlerë të madhe historike, letrare e gjuhësore, që i janë bërë dhuratë gjatë vizitës së tij në bashkësitë arbëreshe të Siçilisë.

Disa nga veprat që janë depozituar nga Meta në Bibliotekën Kombëtare:

“Apologia Istorica” e At Giorgio Guzzetta, botim i vitit 1722, dy vepra të Zef Skiroit, “Të dheu i huaj” dhe “Canti Sacri delle Colonie Albanesi di Sicilia”, “Lahuta e Malcis” nga At Gjergj Fishta, botim i vitit 1973 në gjuhën italiane, si dhe studimi kritik nën kujdesin e Profesorit të mirënjohur arbëresh Matteo Mandalà të veprës “E Mbsuame e Krështerë” të Lek Matranga të vitit 1592.

“Mbrojtja dhe promovimi i gjuhës dhe kulturës arbëreshe, kësaj vlere të përbashkët me Italinë mike, me qëllim bërjen e saj pjesë të UNESCO-s, duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, shkruan ndër të tjera kreu i shtetit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?