Balla: Ka pasur përpjekje për ta integruar në shoqëri

Aktualitet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi kanë dhënë një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 8 vjeçarit që tronditi gjithë opinionin publik.

Pas vizitës në shtëpinë e vogëlushit të ndjerë, Balla tha se kërkonin që të jepej dënimi maksimal për autorin e ngjarjes makabër.

Ndër të tjera, Balla tha se ishte informaur se ishin ndërmarrë edhe masa për riintegrimin e tij në shoqëri por nuk kishin rezultuar të efektshme. Sipas socialistit, dënimi me vdekje është hequr duke qenë se Shqipëri është anëtare e Këshillit të Europës por në kodin penal parashikohej një dënim i përjetshëm në burg.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla: Është një ndër ato ngjarje tepër të rënda që kanë prekur cdo shqiptar. Megjithatë ajo që na bën sot të jemi përgjegjës për ngjarjen është nevoja që të kërkojmë në mënyrë të menjëhershme një ndëshkim maksimal për këtë kalbësirë të shoqërisë I cili duhet të kalbet në burg. Në këtë aspekt kemi qenë se bashku me kryebashkiakun e Fierit pranë familjes, Këshilli Bashkiak ka miratuar një ndihmë ndaj tyre. Në këtë aspekt jemi po aq të trishtuar sa ata. Të gjithë institucionet e tyre duhet sot të vendosin pikëpyetjet e tyre mbi persona të tillë të dënuar më parë për një krim të ngjashëm. Por duhen rritur edhe më shumë aftësitë parandaluese për këto ngjarje. Megjithëse, unë jam informaur se bashkia kishte bërë plane për riintegrimin e këtij personi por nuk shkoi ashtu sic duhet.

A jeni pro apo kundër dënimit me vdekje?

Balla: Ju lutem mos ta kthejmë këtë ditë zie në një ngjarje të tillë, Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës dhe e kemi hequr atë dënim. Por kodi penal parashikon dënim të përjetshëm maksimal. Nuk e qetëson dot familjen as shoqërinë shqiptare.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi: Ne i kemi ofruar edhe një punë para disa kohësh në ndërmarrjet e bashkisë por ka qëndruar disa ditë dhe më pas është larguar. Besoj se këto kanë ndikuar edhe në jetën e tij të përditshme, megjithëse të gjithë prej ditës së djeshme mundohen të gjejnë një shkak dhe justifikim për arsyen përse mund të jenë bërë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?