PD thjesht po shkërmoqet…bravo ja dolët!

Politike Shkrime
Nga Sildi Hasanaj
PD thjesht po shkërmoqet…bravo ja dolët!
Përplasjet dhe debatet në publik tashmë kanë vetëm një imperative: shkatërrimin e njëri-tjetrit.
Rupturë totale, mëri, mllefe, xhelozi, urrejtje, frikë, intriga, llogari,para, manipulime, interesa okulte, thika pas shpine… me pak fjalë një katrahurë, një rrënojë e madhe që me hirin e saj po mbulon gjithë vendin.
Në maj të kësaj rrënoje, po qëndrojnë njerëzit më të urryer ppr të djathtët e thjeshtë: Pjestarë të LSI dhe analistë të majtë. Të kënaqur me rrënimin e PD në publik “ debatojnë” njerëzit më të urryer që janë vemje të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Përplaset Frrok Çupi me Bled Kokën, Nazarkot me 2 Yllat me cepa (Manjani dhe Rakipi), Batoni me Fevziun e lista vazhdon… dhe katrahura e ngrehina e PD shtohet dhe më shumë.
Ajo që po kuptojë së fundmi është se kjo situatë nuk ka aspak lidhje me largimin e Berishës nga Basha.
Kjo ka qënë thjeshtë shkrepsja, baruti ka qenë fryma e urrejtjes mes anëtarëve të partisë. Nuk dua të fajësojë njërin grup ose tjetrin, por mos harroni partitë nuk janë grupe ku anëtarësohesh për të pasur akses në pushtet… të vjedhësh, të shpërdorosh buxhetet, të vendosësh gjoba e të pasurohesh pafund.
Partitë janë platforma dhe instrumente ku mund të përmisosh realitetin e vendit dhe të aplikosh filozofi dhe ideologji (konservatorë, liberale, neoliberale…) mirëpo në këtë PD thjeshtë po përplasen për luftë pushteti, dhe nuk po flas për liderët!
Po flas për ata që thojnë se janë me Bashën ose Berishën se me atë kanë pushtet… grupe mercenarsh që hedhin poshtë çdo parim për një karrige nesër.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?