Basha ndan videon nga takimi me kongresmenët amerikanë

Politike

Lulzim Basha, është takuar këtë të hënë me tre kongresmenë amerikanë. Pas takimit me to, Basha ka zgjedhur të japë një mesazh në “Twitter”

Ai shkruan se Partia Demokratike, të cilën dhe drejton, i është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga SHBA për Shqipërinë në momentet më kritike të historisë së saj.

Më tej, kryedemokrati thekson se miqësia e veçantë që bashkon dy popujt, është një shtysë për të punuar më fort e ngushtë e për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme më të mirë.

Tyu

Postimi i Lulzim Bashës:

Partia Demokratike është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e paçmueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë në momentet më kritike të historisë tonë.
Miqësia e veçantë që na bashkon është një shtysë për të punuar më fortë dhe më ngushtë për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme më të mirë 🇦🇱🇺🇸

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?