Lulzim Basha ka ftuar në një kafe pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD

Aktualitet Politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka pranuar se ditën e djeshme ka konsumuar kafe me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. I pyetur nga ‘Faxnews’ ai ka pranuar këtë takim mirëpo ka preferuar që të mos zbulojë më shumë nga tema e diskutimit.

“Po është e vërtetë që më ka kërkuar që të takohemi, nuk ka asnjë sekret, se kanë qenë dhe gazetarët aty. Se çfarë është biseduar nuk e kam bërë publike, dhe nuk ia kam thënë as ndonjë gazetari privatisht”, tha Paloka.

Lajmi se ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha ftoi për kafe, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokën, u bë e ditur nga gazetari Çim Peka në Syri TV.

‘Lulzim Basha ka ftuar në një kafe pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD dhe i ka ngritur shqetësimin nëse formularët janë korrekt, pse po mblidhen. Pra nuk ka patur guximin ta kundërshtojë ballëpërballë sepse është jashtë çdo lloj logjike kur firmos 1/4 e jo më kur firmosin mbi 60%.’– u shpreh Peka mbrëmjen e djeshme.

(a.b)/dosja.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?