Rama i prerë: E patolerueshme! Do heqim patrullat nga rruga

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është e patolerueshme që krimet mjedisore të ndodhin në sytë të policisë.

Gjatë fjalës së tij nga aktiviteti ku po prezantohet buxheti për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme, kreu i qeverisë tha se policia duhet të merret me zonat urbane siç ishte rasti kur në plazhin e Vlorës dhe në pyllin e Sodës ishin derdhur kamionë me zhavorë. Po ashtu ai tha se plani është që të hiqen patrullat e policisë nga rruga.

“Ndihet ende mungesa aty ku ka krim, është e domosdoshme që të vendosen më shumë forca, për të arritur të njëjtat rezultete si me pjesën tjetër. Prioritet i dytë, jo më pak i rëndësishëm, është ngritja në një nivel sigurie më të lartë e gjithë qarkullimit rrugor të Republikës. Paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territor, jo vetëm në aspektin e veprimtarisë kriminale apo me shkelje të ligjit që kanë të bëjnë me personin, por me veprimtari që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Është e patoleshurshme që po ndodhin para syve të policisë së shtetit krime në mjedis. Është e patolerueshme që efikasiteti më i lartë të jetë në formën e gjobave për njerëzit në fushata të thellë që hedhin në havdhi dhe të mos jetë për ata që mbushin detin me zhavorr apo hedhin beton në plazh. Prioritet tjetër është rritja e mëtejshme të standardeve ndaj qytetarëve. Besoj se kemi ndërtuar në kushte jo të lehta, për shkak të shtrëngimeve që të mbrojmë familjarët nga fortuna e çmimit të energjisë.
Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga ministria e Energjisë, është ndërtuar qendra e kontrollit kombëtar të rrugëve në Republikën e Shqipërisë. Në një proces që vazhdon po punohet për fillimin e investimit dhe vendosjen e kamerave inteligjente, ku do të heqë përfundimisht nga rruga patrullat, në akse kombëtare. Ata bëjnë kontrolle sipas rastit. Do ta vendos policinë në funksion të reagimit, bazuar mbi faktet. Ku do të jetë një kapërcim i madh për mirëqeverisjen e territorit. Do të jetë kapërcim i madh edhe për zhdukjen përfundimtare të ngjarjeve kriminale. Janë më pak seç ishin, janë prezente për fat të keq. Nuk bën lajm kur drejtuesi i mjetit i thotë një fjalë të keqe policit, por kur një polic i bën gjestin e ulët një gazetareje.”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?