Rama prezanton platformën e re: Denonco Kadastrën
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital në Kadastër. Rama zbulon se nisma e re brenda këtij mandati do të zgjidhë hallet e qytetarëve. Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al është nisa që sipas Ramës do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion.
POSTIMI:
#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.