FIFA merr vendimin për incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri – Poloni
Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë vendim ditën e sotme përsa i përket incidenteve të ndodhura në ndeshjen e fundit, Shqipëri-Poloni e mbyllur me rezultatin 0-1. Sfida e lujtuar për kualifikueset e Kupës së botës në “Air Albania” u ndërpre për disa minuta pasi tifozët goditën me shishe lojtarët e Polonisë që provokuan pas goli të shënuar. FSHF-ja është dënuar me gjobë prej 150 mijë frangash si dhe një ndeshje pa tifozë, atë ndaj Andorrës më 15 tetor në “Air Albania”.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Federata shqiptare e futbollit shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren në paraqitjen e tyre ndërkombëtare. Gjithashtu FSHF-ja do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.
Postimi i FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.
Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.
FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.
Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.