Maxhoranca kundër komisionit hetimor “Becchetti”

Politike

Të enjten pritet që parlamenti të votojë në seancë tre komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Ditën e sotme, PD ka mbledhur grupin parlamentar për të vendosur në lidhje me qëndrimin ndaj këtyre tre komisioneve.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit se të enjten do të votohet kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti”, ndërsa për komisionin hetimor për “inceneratorët” dhe komisionin hetimor për “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të premten miratimin sa më shpejt të komisioneve hetimore nga PS, teksa theksoi se si në rastin e inceneratorëve, si në rastin Becchetti, si në rastin e komisionit hetimor për masakrën zgjedhore, ekspertët e PD po shqyrtojnë dhe grupi parlamentar do të marrë vendimet për të gjithë hapat e nevojshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?