Takimi i parë pas tërheqjes nga Afganistani/ SHBA bisedime me talebanët më 9 dhe 10 tetor

Bota

Shtetet e Bashkuara dhe talebanët do të zhvillojnë takimin e tyre të parë që nga tërheqja e SHBA-ve nga Afganistani. Reuters shkruan se delegacioni amerikan do të takohet të Shtunën dhe të Dielën në kryeqytetin e Katarit, Doha me përfaqësues të lartë talebanë. Delegacioni i nivelit të lartë do të përfshijë zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, USAID dhe komuniteti i inteligjencës amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë mbetur në kontakt me talebanët që kur armiqtë e vjetër pushtuan Kabulin në gusht dhe trupat amerikane u tërhoqën, por takimi do të jetë i pari që do të jetë ballë për ballë.

“Ne do t’i shtyjmë talebanët të respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, përfshirë gratë dhe vajzat , dhe të formojnë një qeveri përfshirëse me mbështetje të gjerë. Ndërsa Afganistani përballet me perspektivën e një tkurrje të rëndë ekonomike dhe krizë të mundshme humanitare, ne gjithashtu do t’i bëjmë presion talebanëve të lejojnë agjencitë humanitare qasje të lirë në zonat e nevojës,”tha zëdhënësi i DASH.

Departamenti i Shtetit theksoi se takimi nuk tregon se SHBA po njihte sundimin e talebanëve në Afganistan, gjë që për të cilën Presidenti Joe Biden tha se është një rrugë e gjatë.

“Ne mbetemi të qartë se çdo legjitimitet duhet të fitohet përmes veprimeve të talebanëve,” tha zëdhënësi.

Ekipi amerikan do të përfshijë Zëvendës Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit Tom West si dhe zyrtaren e lartë humanitare të USAID Sarah Charles. Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad, i cili ka kryesuar prej vitesh dialogun amerikan me talebanët dhe ka qenë një figurë kyçe në bisedimet e paqes me grupin, nuk do të jetë pjesë e delegacionit. .

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?