Kriza e energjisë elektrike, LSI thirrje SPAK-ut: Veproni, boll u fshehët

Politike

Nënkryetarit LSI Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë për krizën e energjisë elektrike.

Ai me anë të një postimin në rrjetet sociale, shkruan se s’ka krizë energjike, por megavjedhje shtetërore. Sipas tij qeveria do rrisë çmimet për të vjedhur pasi kanë boshatisur arkën.

“SPAK qe nuk vepron po kthehesh ne bashkefajtor me Ramen dhe qeverine dhe eshte vendosur kunder qytetareve ne krah te hajduterise qeveritare!” shkruan Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krize energjitike, por megavjedhje shteterore!!!

Faktet ulerijne!!!

S’ka krize energjitike, por korrupsion te tmerrshem dhe maskarellek  te qeverise.

Qeveria do te rrise çmimet e energjise, per te mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, qe i ka bere arkes se shtetit, qe eshte bosh!

Qytetaret nga varferia e tyre u dashka te paguajne hajduterine e qeverise.

Gjendja energjitike kete vit ka qene nga me te mirat.

Prodhimi vendas i energjise i bollshem si asnjehere

Fierza ka qene ne nivele nga me te lartat ne gusht.

Qeveria ne vend te blente energjine, qe prodhohet ne vend dhe ka çmim mjaft te lire, blinte dhe blen energji nga jashte shume here me te shtrenjte, qe te vidhte dhjtera milione euro me tenderat e energjise.

SPAK faktet kane dale sheshit i dine te gjithe!

SPAK duhet te ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH!

SPAK boll u fshehe!

SPAK boll mbylle syte!

SPAK duhet te kuptosh se po rendon shume poziten tende me mosveprimet ndaj qeverise!

SPAK qe nuk vepron po kthehesh ne bashkefajtor me Ramen dhe qeverine dhe eshte vendosur kunder qytetareve ne krah te hajduterise qeveritare!

SPAK po punon vetem per te ruajtur pandeshkueshmerine e qeverise!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?