Besnik Kelmendi | Armin Laschet shembulli më i mirë për politikanet shqiptare
Kryetari i CDU-së, Armin Laschet jep dorëheqje nga posti si Kryetar i CDU-së, lajmi është bëre i ditur nga politikani CDU-së Besnik Kelmendi nëpermjet postimit të tij në profilin e tij zyrtar në facebook. Kelmendi shprehet se Laschet është shembulli më i mirë për politikanet tanë që kur vjen puna për partin dhe pushtetin, nuk i ngaterron interesat personale me interesat e vendit.
Para dy ditesh dha doreheqje nga posti si Kryeminister i Landit NWR, dhe që nga sot mbetet kryetar në detyre i partisë CDU-së, duke dhënë kështu përfundimisht doreheqje nga posti kryetarit të CDU-së, kjo deri në Janar 2022 derisa të mblidhen delegatet e partisë për të zgjedhur drejtuesin e ri të partisë CDU.
Megjithatë, bisedimet për të arritur një marrëveshje me partit e tjera për të krijuar një qeveri vazhdojnë akoma deri në minuten e fundit.
Ky njeri i mirë është dhe shembulli më i mirë, për politikanet tanë që kur vjen puna për partin dhe pushtetin, nuk i ngaterron interesat personale me interesat e vendit. Unë ndihem krenar që pata fatin dhe nderin të punoje me të dhe të punoj për të në çdo kohe!
