Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se do të kallëzojë në SPAK kallëzimin penal. Ky kallëzim do të kryhet, pasi sipas Bashës 30% e karburanteve në Shqipëri hyjnë në rrugë kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore.
‘30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri! Të gjithë e dinë se është fakt. Qindra milionë eruro që nuk hyjnë në arkën e shtetit. Ku shkojnë këto para, sepse nuk shkojnë as për rroga, as për pension. Që nga dje PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do ta depozitojë në SPAK me shpresën dhe urimin që mos të përfundojë në dhomën e pluhrave.’- tha Basha.
Total 0 Votes
0
0