Merkel tallet me Ballkanin: Asnjë vend si ka përmbushur kushtet

Aktualitet

Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

‘Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet’, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni.

Sipas saj caktimi i një afati do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku i 27 vendeve.

Në konferencën për shtyp, kancelarja gjermane theksoi gjithashtu se deri më tani nuk mund të ketë ndonjë pranim, sepse asnjë vend nuk ka plotësuar kushtet. /A2
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?