“Nga shtatori do iu mbahen 70 mijë lekë”, deputetja e PD: Mësuesit në Belsh protestë për mosmarrjen e pagave

Politike

Deputetja e PD Zheni Gjergji, ngre zërin për të drejtat e mësuesve në Belsh. Me anë të një postimi në “Facebook”, deputetja demokrate që përfaqëson qarkun e Elbasanit, shkruan se prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo nga muaji shtator do t’iu mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për t’u paguar siç duhet‼️

Ndaj sipas saj, ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejtën e tyre të pagës.

POSTIMI I PLOTË
Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet‼️
Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:

– Nga muaji shtator do t’iu mbahen 7️⃣0️⃣ mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për t’u paguar siç duhet‼️
– Kjo ZVAP ka pa likuiduar 3️⃣ muaj paratë e transportit për çdo mësues‼️

Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejtën e tyre të pagës.
Do të protestojnë për dinjitetin e tyre.

 

 

Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.
Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mësuesit, jo vetëm nëpër rrjete sociale!
Qeveria që duam!

Zheni Gjergji
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?