GJKKO shtyn seancën e përballjes mes Dumës dhe Veliajt

Aktualitet

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë sërish seancën për përballjen mes deputetes Grida Duma dhe kryebashkiakut të Tiranë Erion Veliaj, pasi Duma e ka paditur këtë të fundit për shpifje.

Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në datën 14 tetor, ndërkohë që seanca e sotme dështoi pasi prokurori nuk u paraqit në sallë. Në seancën e kaluar gjykata kaloi çështjen për gjykim, pasi Duma refuzoi të zgjidhte çështjen me pajtim.

PËRSE PËRBALLEN NË GJYKATË?

Padia u bë në datë 24 mars nga ana e Grida Dumës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj e ka quajtur Dumën “trafikante apartamentesh, dhe kjo është arsyeja përse çështja shkoi në gjykatë, pasi deputetja i ka konsideruar akuzat e tij si shpifje të pabazuara dhe që nuk mund të argumentohen apo faktohen.

Duma bëri të ditur në atë periudhë se padia është bërë për shpifjet që Veliaj ka thënë ndaj saj e se dëmi do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?