Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata pezullon gjyqin për 1 vit

Aktualitet

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ky i fundit u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip BMW X5. Persona të maskuar e ndoqën dhe sapo ai ka doli nga lavazhi e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar gjykatën në këtë vendim, në një kohë që dy ditë më parë togat e zeza morën në pyetje Daut Elmazin, si një person që kishte dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Seancat gjyqësore do të vazhdojnë vetëm për të arrestuarin Ilir Selmani. Ky i fundit u arrestua në Tiranë disa kohë pas vrasjes së Santiago Malkos. Ai dyshohet se është personi që ka fshehur gjurmët e krimit.

Mbyllja e hetimeve nga SPAK dhe dërgimi i rastit në gjyq për “Klanin Duka”

Prokuroria Speciale SPAK, mbylli dy muaj më parë hetimet dhe çoi në gjyq dosjen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Të akuzuar si autorë të kësaj vrasje janë anëtarët e “Klanit Duka”.

Të pandehur janë:

1) Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë.
2) Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë.
3) Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim.
4) Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë.
5) Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë.
6) Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë.
7) Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë.
8) Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
9) Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë.

Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

1. Të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj – për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 78/2; 278 të Kodit Penal – për ngjarje të ndodhur më datë 27.08.2019 rreth orës 22:20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri viktima Santiago Malko.

facebook volgers kopen

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?