Aksident në minierën e Bulqizës, bllokohet tekniku në galeri

Aktualitet

Një punonjës i nëntokës ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në Bulqizë. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të kësaj të mërkure ku në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Ende nuk dihet fati i personit që ka mbetur i bllokuar në galeri, nëse është ende gjallë apo jo

 

 

(BalkanWeb)

facebook likes kopen

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?