SPAK aksion në Ministrinë e Brendshme, priten 9 urdhër-arreste

Aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka goditur një tjetër rast të korrupsionit të tenderave. Burime i thanë Dosja.al se aksioni është duke u zhvilluar në Ministrinë e Brendshme.

Dhjetra kontrolle janë ushtruar brenda këtij dikasteri dhe në banesat e disa prej zyrtarëve  që janë të përfshirë në tenderin e uniformave të Policisë. Dyshohet se në aferën e denoncuar 1 vit më parë nga PD në SPAK është përfshirë një zyrtar i lartë i Ministrisë.

Deri më tani janë prerë 9 urdhër arreste. Pritet që SPAK të dalënë një deklaratë zyrtare për çështjen.

  • 9:03 Arrestohet ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike në Ministrinë e Brendshme! Ajo eshte e arrestuar nga SPAK për abuzime me tenderin e uniformave të Policisë është ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike. Ajo akuzohet se bashkë me 8 persona të tjerë kanë shkelur barazinë në tendera dhe janë përfshirë në korrupsion. Janë 9 urdhër-arreste të prera nga SPAK, 8 në arrest me burg dhe 1 arrest shtëpie.

Janë 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike që janë ndaluar nga SPAK si pjesë e grupit që ka shkelur barazinë në tendera. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zyrtarët e arrestuar deri më tani janë:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, e shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi 8 ditë më parë.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?