Basha: Rama në qeveri, më i dëmshëm se ‘ramët’ e tij në bashkitë

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish sot lidhur me skandalin e fundit në qeveri, të arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës për korrupsion dhe paralajmërimin që vetë Kryeministri u detyrua t’i jepte të zgjedhurve të tij, që të mos bëhen objekt i SPAK-ut.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit, – shkroi Basha në Fb. – Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka.

Basha, për të përforcuar qëndrimin e tij ka publikuar në vazhdim artikullin e së premtes së Zërit të Amerikës, ku sillen fakte të tjera më të rënda

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?