Aktualitet

Megaoperacioni, mes të arrestuarve zyrtarë të lartë dhe 1 prokuror.

Një operacion ndërkombëtar po zhvillohet në disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

Janë lëshuar 38 urdhër-arreste. Po ashtu disa pasuri janë sekuestruar. Operaconi është shtrirë dhe në Mal të Zi, Spanjë e Itali.

Dyshohet se në shënjestër është vendosur një grup që trafikonte drogë e pastronte para teksa në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të shtetit që kanë shpërdoruar detyrën e kanë bërë korrupsion.

Ndërkohë detaje të reja pritet të zbulohen në vijim nga operacioni që ende nuk ka përfunduar.

“Peshq të mëdhenj” kanë rënë në rrjetën e megaoperacionit anti-drogë, i koduar “Shpirti”. Bëhet me dije se mes të arrestuarve ka prokurorë, drejtues policie si dhe zyrtarë të lartë publik. Prokurori i fundit që është arrestuar është Edmond Karriqi, i cili mbante postin e kryeprokurorit të Kukësit, por nuk dihet nëse ka lidhje me operacionin. 

Të gjithë të prangosurit, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije, janë pjesë e një grupi kriminal të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?