Shkojne ta arrestojne/ Ish-zyrtari i policisë u hodh nga kati i dytë

Aktualitet

Një operacion anti-drogë është ndërmarrë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë në kuadër të të cilit janë lëshuar edhe 38 urdhër-arreste dhe janë sekuestruar disa miliona euro pasuri.

Mes të arrestuarve në këtë operacion janë edhe Maksim Sota, prokuror në Vlorë dhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit.

ABC raportn se ky i fundit është hedhur nga kati i dytë i banesës në momentin kur SPAK ka shkuar me urdhër-arrestin. Në momentin që policia do të ndërhynte, ai është hedhur dhe për pasojë pësoi edhe fraktura në këmbë.

Tashmë Lelaj ka dalë nga spitali dhe është nisur në drejtim të Tiranës. Edhe personat e tjerë e arrestuar janë nisur drejt kryeqytetit.

Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj është një nga të arrestuarit e operacionit ”Shpirti” i shtrirë në 4 shtete përfshirë Shqipërinë.

Lelaj është një nga zyrtarët e shtetit të arrestuar në Shqipëri, por ai nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Më 2017 ai ka qenë i përfshirë në traifkun e 2.5 ton drogë nga Ankona në Durrës dhe madje atëhere prokuroria kërkoi 17 vite burg për të. Dy persona të tjerë asoj kohe, Emiljano Cili dhe Artur Riza u dënuan me burg si bashkëpuntorë të Lelajt.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?