Dhunohet fizikisht Auron Tare…

Aktualitet

Dhunohet fizikisht dhe verbalisht studiuesi dhe aktivisti Auron Tare! Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bënçë të Vlorës, ku edhe po zhvillohej një dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në kanionet e fshatit, ku do të nxirrej mermer.

Dëgjesa u organizua në orën 10:00 të paradites së sotme nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Vlorës, ku pjesëmarrës ishin banorët e zonës dhe përfaqësues të firma “Erald”. I kontaktuar nga Dosja.al, Auron Tare ka treguar se shkoi në Bënçë për të mësuar lidhur me projektin, kur në një moment ai dhe banorët ishin dhunuar verbalisht dhe fizikisht nga punonjësit e firmës. 

“Do t’ju vrasim,”-ishin disa prej kërcënimeve qw ish-drejtor i përgjithshëm për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Tare.

Qeveria shqiptare ka urdhëruar mbylljen e të gjitha guroreve për të ndaluar dëme në mjedis, por me leje në të gjithë vendin janë dhënë 287 leje për shfrytëzimin.

(a.b.k.m/dosja.al)