Bota

Izraeli do të dërgojë 1 milion doza vaksine tek Autoriteti Palestinez

Izraeli do të japë rreth 1 milion doza të vaksinës për koronavirus Pfizer-BioNTech për Autoritetin Palestinez, tha të premten zyra e Kryeministrit të sapoemëruar, Naftali Bennett.

Reuters raporton se në një deklaratë të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes, Zyra e Bennett tha se Autoriteti Palestinez në këmbim kishte rënë dakord t’i jepte Izraelit një numër reciprok të dozave Pfizer nga një prej dërgesave të veta që pritet të mbërrijë më vonë këtë vit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania