“Hajdeni o pisanjosë”, Jamarbër Malltezi përballet në Gjykatë me Blushin dhe Bolinon

Aktualitet

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, thotë se është përballur dje në Gjykatë me Karlo Bolinon dhe Ben Blushin, për emisionet që ata kanë bërë për ish-kompleksin Partizani.

Malltezi shkruan se, në Gjykatë Blushi dhe Bolino ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit.

“Tualeti vete qe u gjet njehere fajtor per shpifje tani e dredh per te shpetuar nga padia e thote “ka nevoje te hetohet”, ndersa Bolino dje ne gjykate shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte me tej” se “nuk kishte pare dokumente” dhe “nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje””, shkruan ndër të tjera Jamarbër Malltezi.

Shënimi i plotë:

Ka 3 muaj qe kam paditur per shpifje Bolinon qe lepin Ramen dhe shpif ndaj kundershtareve te Rames per te justifikuar dhoron 5000m2 toke e 1600m2 objekt caktuar per gjimnaz, si edhe Top Inceneratorin per shpifjet publike ne perpjekje per te fshehur grabitjen e parave publike per gjoja plehrat e qe po perfundojne ne xhepat e pseudogazetareve gjobaxhinj.

Te paditur per shpifje dhe ne mungese te fakteve per shpifjet e tyre, tani kane filluar te shajne njeri-tjetrin se nga i kane shpifjet. Njeri thote qe nuk i kam nga vetja por (me gjeten budalla) Tualeti dhe Bolino. Tualeti vete qe u gjet njehere fajtor per shpifje tani e dredh per te shpetuar nga padia e thote “ka nevoje te hetohet”, ndersa Bolino dje ne gjykate shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte me tej” se “nuk kishte pare dokumente” dhe “nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje”.

Beri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet te paraqese provat ne gjykate perdridhet me padijeni. Ktheni gjimnazin Tiranes, ktheni parate publike qe gjoja merren per plehrat e perfundojne reklama per pseudogazetare lepires. Dhe ejani o pisanjose te ballafaqojme provat ne gjykate.