Krijohet Unioni i Gazetarëve, Profesionistë Shqiptarë të Diasporës

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve, Profesionistë Shqiptarë të Diasporës do të krijoj së shpejti organin e tij botues online e do të jetë zëri i së vërtetës e shprehja e mendimit të lirë të analizës politike, publicistike e intelektuale shqiptare.

Promovimi i kulturës e vlerave shqiptare do të frymëzoj punën e anëtarëve të këtij Unioni. Selia e këtij Unioni do të jetë në Zagreb të Kroacisë me qëllimin e afërt të krijimit të degëve të saj në të gjithë botën si dhe të urave të komunikimit me Unionet e Gazetarëve Profesionistë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni si dhe në vendet ku ata ushtrojnë këtë profesion.

Në mbledhjen e parë të themelimit të Unionit të Gazetarëve, Profesionistë Shqiptarë të Diasporës u zgjodhën organet drejtuese. Shenide Bilalli; Kryetare, gazetare, regjisore, redaktore botuese, Kroaci Artan Kutra; Zvkryetar, gazetar, Francë; Sekretare e Përgjithshme; Alba Kepi, gazetare, Romë. Zëdhënëse; Rafaela Prifti, redaktore SHBA Antarë të bordit: Shenida Bilalli, Elida Buçpapaj, botuese Zvicër, Arben Kallamata, shkrimtar, gazetar Kanada, Jeta Dedja, botuese Kanada, Robert Papa, gazetar SHBA. Bordi mbikëqyrës; Taulant Dedja, botues Kanada, Ardian Murraj, gazetar SHBA, Adriatik Riza Dosti, gazetar SHBA. Kryetari i nderit Skënder Buçpapaj, botues Zvicër. Likujdues Kujtim Morina Kroaci.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm