Brazili nuk ndalet, gjashtë ndeshje, gjashtë fitore!

Sport

Nëse në Europë skuadrat po bëhen gati për të nisur “Euro 2020”, në kontinentin latino-amerikan po zhvillohen ndeshjet kualifikuese për botërorin “Katar 2022”. Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë përfunduar edhe katër takime, tre prej të cilave janë mbyllur në barazim.

Brazili nuk ka të ndalur, në gjashtë ndeshje, gjashtë fitore. “Viktima” e radhës ishte Paraguaji, të cilin e mundi brenda në shtëpi me rezultatin 2-0. Neymar në minutën e 5-të realizoi golin e parë, ndërsa në minutën shtesë, 90’+3, Lucas Paquetta fiksoi fitoren 2-0.

Befasues barazimi 2-2 midis Kolumbisë dhe Argjentinës, ku përfundimi i takimit i zhgënjeu “çelestët”, të cilët e menduan të fituar takimin para kohe. Romero shënoi në minutën e 3-të dhe në të 8-tën, Paredes, i çoi shifrat në 2-0 për Argjentinën. Kolumbianët në të 51-tën ngushtuan epërsinë me anë të Muriel që realizoi nga penalltia, ndërsa në minutat shtesë, 90’+4, Borja shënoi, duke barazuar shifrat në 2-2.

Ndërsa në dy takimet e tjerë, Venezuela barazoi 0-0 me Uruguajin, ndërsa takimi Kili-Bolivia u mbyll 1-1. Pulgar në minutën e 69-të shënoi për kilenët, ndërsa barazoi në 1-1 Moreno në minutën e 81-të nga pika e penalltisë.

B.T (Dosja.al)

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments