Meta me tone të ashpra: “Do tronditet Evropa, kur ta marrë vesh”

Aktualitet

Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta tha se akti i publikimit të të dhënave personale të votuesve të Tiranës është i rëndë.

Sipas Kreut të Shtetit, çdo ditë dalin prova të reja tronditëse, duke shtuar se do të tronditet Evropa, kur ta marrë vesh. Më tej, Presidenti u shpreh me bindje se opozita do të marrë 90 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë do të vazhdoj punën time. Ua kam thënë të gjithëve, do t’i paralajmëroj. Mbi 90 mandate opozita. Unë ju dal borxhit të gjithëve. Ashtu tha dhe për tërmetin, kur ju kërkova të merrnin masa, ‘u çmend ky’, po kur ra tërmeti, tha mos i thoni Presidentit që ka viktima. Mirë që erdhën ato qentë e FSK dhe shpëtuan ato 20 të tjerë, që mund të kishin ikur nga kjo botë.

Mos më detyroni t’ua them, por opozita merr mbi 90 mandate. Mos u habisni po ju tha se po nuk votuat PS, se tani nuk thotë më Rilindje, nuk do dalë më dielli.
Thelbi i konferencës janë pyetjet, mund të kemi cdo 2-3 orë konferenca, çdo ditë vijnë fakte të reja tronditëse. Do të tronditet Evropa, kur ta marrë vesh këtë akt të rëndë, që ka ndodhur. Do keni gjëra konkrete. Ju e dini, unë nuk zhgënjej. Sovrani triumfon më 25 prill. Nuk bëhet beteja këtu as për Edin, as për Ilirin, as për askënd, këtu bëhet për shqiptarët”, tha Meta.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments