Çdo të ndodh nëse pas 25 prillit keta qeveritare do vazhdojne të mbeten perseri në pushtet?

Analize

Nga Nadia Sokoli

Vendosa ta thyej heshtjen per shume arsye,nganjehere heshtja flet shume por ne raste te caktuara nese hesht behesh bashkefajtor(e) ne faj/krim. Situata e kesaj krize sanitare na ka c’orientuar te gjitheve,e pervec kesaj, ligesia e njeriut per njeriun ska limite.Do doja shume te kisha edhe une sigurine dhe optimizmin e disa miqve te mi qe bejne sondazhe,nxjerrin fitues (e) dhe grinden e shahen neper rrjete sociale si pa te keq.Por i kuptoj fare mire,pasi situata eshte e rende,shume e rende ! Personalisht jam per rotacion,por ve re nga ketu se kundershtari eshte i paskrupullt,eshte gati te vere bast jeten e gjithe shqiptareve vetem e vetem per te mbajtur pushtetin e tyre absolut.Budallait,thote nje shprehje i duhet hapur rruga por ne kete rast s’behet fjale per tolerim sepse ka ardhur ku nuk mban me.Ne u lodhem ketej,jemi merzitur sa me ska per situaten ne vend,dhe e marr me mend sa duhet te jene lodhur ata qe jetojne atje.

Dhe, e mendoj shpesh, se cdo te ndodhe nese pas 25 prillit keta qeveritare do te vazhdojne te mbeten perseri ne pushtet,cdo te behet me popullin ?!Do te ndodhe boshatisja e Shqiperise nga shqiptaret.Do duan te ikin te gjithe,mjeshtra,artiste,sportiste,te rinj te sapo diplomuar e familje te cileve vendi i tyre nuk u ofron me asgje.Per analogji, keshtu ndodhi pas zgjedhjeve te 2013 ku nje numer i madh shqiptaresh u nisen drejt shteteve te Evropes.Dhe azilkerkuesit shtoheshin e shtoheshin dita dites e Shqiperia ngjitej ne listen e vendeve azilkerkuese deri sa arriten ne vend te dyte.Autoritetet franceze ishin te shqetesuara se pse gjithe kjo dyndje shqiptaresh.Nuk e kuptonin pasi autoritetet shqiptare kur vinin ne Paris per te takuar homologet e tyre e paraqisnin situaten ne Shqiperi sikur cdo gje shkonte per mrekulli,dhe se Shqiperia po bente progres me hapa gjigande e qe shqiptaret skishin arsye per te kerkuar azil dhe qeveritaret franceze e kuptonin se dicka nuk shkonte,dhe nuk dinin me kujt ti besonin.

Ne sallat e zyres se emigracionit shqiptaret kerkonin ndihme,mbrojtje dhe ankesat nuk kishin fund ndaj autoriteteve shqiptare.Gra te dhunuara,femra te trafikuara,familje qe ishin ne konflikt gjakmarrje,konflikte pronesie e cfare nuk degjoje.Ne perfundim gjyqtari francez u bente nje pyetje te fundit « Ne rast kthimi ne vendin tuaj nga kush ju rrezikohet jeta? » dhe me teper se 90 % e tyre pergjigjeshin « preferoj te vdes ketu,te hidhem para trenit apo te flej jashte, rrugeve te Frances e ne vendin tim nuk kthehem ».Trishtim ! Si ka mundesi qe shqiptare te moshave te ndryshme,te rretheve te ndryshme, te ardhur ne kohe te ndryshme dhe qe banonin ne qytete te ndryshme te Frances mund te kishin te njejten pergjigje,te njejtin version!!?

Qeveritaret shqiptare vazhdonin te mburreshin per « arritjet » e tyre me raporte te rreme me qellim integrimin ne Bashkimin Evropian e i varnin turinjte kur Franca,Hollanda apo te tjere nuk ishin dakord.Franca i kishte me statistika numrin e emigranteve,e njihte shume mire problematiken shqiptare dhe korrupsionin e politikaneve ne pushtet.Jo pak here ne parlamentin francez flitej per azilkerkuesit shqiptare,dhe kur ndonje deputet francez i quante shqiptaret « petits voleurs = hajdute te vegjel » parlamenti ndizej nga e qeshura dhe kishte nga ata qe me nenqeshje thonin se hajdutet e medhenj ishin ata ne pushtet.Neper kabinete avokatesh ne Paris qeshej e nenqeshej me dosjet « Tahiri,Meta,Frroku » etj etj, e tani edhe me Ndrangheta-n, e cdo informacion nga Shqiperia filtrohej e analizohej.

Shqiptaret ketu perballeshin me diskriminimin,me vuajtjet dhe perpjekjet per te marre nje lejeqendrimi dhe akoma vazhdojne te flejne ne rruge,poshte urave,ne cadra,qe hane neper shoqata bamiresie ku hane endacaket,drogaxhinjte pijanecet,te paperkrahur,te deshperuar nga jeta por te vendosur qe te mos kthehen me mbrapa.Nuk duhet shume llogjike per ta kuptuar, se dyshimet e shteteve evropiane nuk jane pa baze per sa i perket korrupsionit,krimit te organizuar dhe lidhjes se qeveritareve shqiptare me kartele te ndryshme mafioze.Dhe pangopsia e tyre pasqyron vetem babezi,ndersa emigrantet qe mohojne vendin e tyre,jo se nuk jane atdhedashes por jane shembelltyra e nje pushteti te deshtuar,te kalbur deri ne palce.

Nuk mund te pretendosh te fajesosh te gjithe e gjithcka kur qeveria aktuale nuk ka asnje gje konkrete per te cilen mund te mburret : ligji per median mbetet pothuaj i njejte ne kundershtim te hapur me lirine e shprehjes, kushtetueshmeria e zgjedhjeve te fundit vendore (nje partiake) nuk eshte zbardhur akoma,pastrimi i parave mbetet akoma nje problem shume i madh,ngritja e institucioneve te reja te gjyqesorit mbetet akoma e parealizuar,perfshirja e zyrtareve te larte ne manipulimin e votave dhe asnje nga keta i denuar apo ne ndjekje penale,perfshirja e politikaneve te larte ne afera korruptive dhe asnje i denuar deri tani.Gjithashtu kryeministri bashke me «shpuren » e tij kishin premtuar mjekesine falas dhe e beri me shtrenjte se jashte vendit dhe nuk me cudit fakti qe Tirja i duket « rast i izoluar » pasi politikanet shqiptare vizitat i bejne ketu ne France apo ne vendet evropiane,pasi edhe vete e dine se spitalet atje i kane pa aparatura dhe mjetet e nevojshme.

Dhe shpesh degjoj biseda tek koleget e mia qe politikaneve shqiptare u vene nofken « ata me makina dhe ora te shtrenjta » pasi mjafton te shohesh stilin e tyre te jeteses per ta kuptuar se jo vetem rrogat e tyre, por edhe taksat e popullit e leket e shqiptareve ne emigracion nuk mjaftojne per te ngopur grykesine e tyre.Femijet e politikaneve shqiptare studiojne ne shkolla private dhe shume te shtrenjta ketu,madje nuk behet fjale qe te jetojne ne konvikt bashke me studentet e tjere por marrin shtepi me qera ne lagjet me te shtrenjta te Parisit se paguan mami/babi me leket e popullit.

Ndersa grate apo te dashurat e politikaneve me nje xhiro neper dyqanet e firmave te medha cudisin edhe shitëset vete duke ju bere xhiro blerjeje prej 20 apo 30 mije eurosh.Ndonje dite zemerata e popullit do shpertheje. Ne nuk mund tju lejojme me qe ta terhiqni Shqiperine pa shqiptare drejt gremines,ka ardhur koha ti japim fund maskarades tuaj e te veme ne vend dinjitetin e shqiptareve.Shqiperia nuk eshte prone e juaja,Shqiperia eshte e shqiptareve.#reagotani#kombinerrezik

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments