Rama quan gjyqtaren Enkelejda Hoxha një monster, u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka folur edhe për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, për të cilën tha se është një monstër.

Rama tha se Hoxha përdori sistemin e drejtësisë duke liruar të burgosur me dënim të përjetshëm.

Ai ndër të tjera u shpreh se me këto arrestime kuptojmë që sistemi i drejtësisë ka filluar të funksionojë.

“E mirëkuptoj cdokënd që thotë ‘na cave dërrasat me këtë histori’, këto janë broçkulla, por i mirëkuptoj. Ama fakti është që një gjykatëse, një monstër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe të abuzimit disa kohë më parë dhe u bë atëherë u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin me burgime të përjetshme dhe për t’i nxjerrë në rrugë të lirë, është sot në burg, tani që flasim, bashkë me gjithë rrjetin e saj.

Ky përbën shembullin që si sistemi do të funksionojë. Duhet shumë durim, se ngritja e institucioneve të reja, krijimi i SPAK, vënia në funksion, fillimi i proceseve hetimore, mbledhja e provave, janë proces i vështirë, kërkojnë kohën e vet. Por a ma tregoni pak para 7 vitesh se kujt ja rrokte mendja se llumi në sistemin e drejtësisë do të hynte në proces pastrimi. Ne premtuan në 2013 se do të bëjmë drejtësi, por si do ta bëjmë drejtësinë? Do ta bëj? Jo! Ne do të bëjmë atë që nuk u bë qysh nga viti 1991,” tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?